Politike

Presidenti Meta sqaron përleshjen tek FRD: S’jam për top model, efektivët penguan punën time, unë do të mbroj pluralizmi

15 Mars 2021, 10:31 Nga DOSJA
Presidenti Meta sqaron përleshjen tek FRD: S’jam për top model,

TIRANË– “S’jam për top model e as për aktor”, tha Ilir Meta sot në një sqarim për ngjarjen e të premtes, ku u përlesh me efektivët e Policisë Bashkiake në mbështetje të Sali Shehut dhe Frymës së Re Demokratike. Në një bashkëbisedim me gazetarët,  Meta tha se Bashkia e Tiranës ka pasur për qëllim që të terrorizojë ata që rrinë tek ato zyra duke i detyruar të bënin vetëgjyqësi. 

Presidenti publikoi shkresat që bashkia e Tiranës ka çuar tek zyrat e FRD-së dhe sqaroi se janë të paligjshme. Mungesa e një vule dhe firmë për kreun e shtetit është tregues se bastisja ishte e pabazuar në asnjë akt por e ndikuar personalisht nga kryetari i bashkisë. 

Sipas Presidentit, Bashkia e Tiranës dhe FRD-ja kanë pasur një marrëveshje bashkë, e cila shkruante qartë se për çdo mosmarrëveshje do të mundoheshin ta zgjidhnin me mirëkuptim dhe në rast se kjo gjë nuk ndodhte, Bashia Tiranë, kishte të drejtë t’i drejtohej gjykatës.

Meta tha se i ka skeduar të gjithë policët bashkiakë që u përplasën me të tek zyrat, por ruajti identitetin e tyre, pasi sipas tij, nuk do të hapë konflikte.  I pyetur se përse marrëdhënia e tij me kryebashkiakun Erion Veliaj ka ndryshuar dhe tha se kjo gjë ka ndodhur pas degradimit që ka marrë situata.

Të premten pati një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike, sherr që degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili u thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta bastisen zyrat e frd ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 09:17

TIRANË– Sot, shënohen 30-vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në kuadër të kësaj dite, ambasada amerikane në vendin tonë ka përcjellë një mes...