Politike

Basha në Vorë: Rindërtimi është dështim! Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute, do të ruhen pron

15 Mars 2021, 10:16 Nga DOSJA
Basha në Vorë: Rindërtimi është dështim!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Vorë, aty ku ka zhvilluar takime me qytetarët dhe me bizneset. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se procesi i rindërtimit është një dështim e se ka njerëz që janë akoma në çadra pasi tenderat sekretë i fitojnë vetë.

Basha tha se gjëja e parë që do të bëjë kur të vijë në pushtet është drejtësia, shpërndarja me shpejtësi e parave për familje që mund të rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale.


DEKLARATA E BASHËS:

I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do iu jepnin para që t’i ndërtonin vetë. Nuk e bënë sepse donin të bënin tendera që ua kanë dhënë shokëve, miqve. Është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit akoma në çadra, këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vetë. Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti kudo, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë së pas 25 prillit. Gjëja e parë drejtësi, shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë për ato familje që mund ta rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale. Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute duke ruajtur pronat.Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, duke ju dhënë drejtpërdrejt shpërblimin financiar sipas dëmit jo sipas ca të nënës ca të njerkës”, deklaroi kreu i PD.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 09:17

TIRANË– Sot, shënohen 30-vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në kuadër të kësaj dite, ambasada amerikane në vendin tonë ka përcjellë një mes...