Politike

Shalsi: Kemi ndjekur çdo letër të ardhur nga biznesi, prioritet do të kenë start-upet

15 Mars 2021, 09:48 Nga DOSJA
Shalsi: Kemi ndjekur çdo letër të ardhur nga biznesi, prioritet

TIRANË– Eduart Shalsi ka deklaruar se është mjaft krenar që mbi 90% e shërbimeve për biznesin ofrohen online. I pranishëm në aktivitetin politik të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit premtoi rritje pagash dhe ulje taksash, Shalsi tha se kanë qenë gjithmon aty për biznesin, për të lexuar çdo ankesë tyren. 

Shalsi shtoi më tej se ajo që do të ketë më shumë prioritet janë start-upet dhe bizneset e të rinjve që duan të rriten. Shalsi tha më tej se do të vijojnë të përmirësojnë platformën që lejon që çdo kërkesë e biznesit të gjurmohet deri në zgjidhjen e problemit.

Pjesë nga fjala e Eduart Shalsit:

Bizneseve u kemi thënë na sillni dhe zgjidhjen e jo vetëm probelemet. Vlen të përmend një rast…më vjen të qesh kur dëgjoj këta që thonë do të ulim taksat për bizneset e mëdha, kur në fakt, ata nuk e kanë pasur kurrë problem këtë gjë. Tani jemi të gjithë krenarë që mbi 90% e shërbimeve për biznesin ofrohen online. Ky është një proces që na ndihmon shumë mirë për të na treguar se si bëhen gjërat. Ka qenë një proces që do të doja të ndalesha, ajo e ngritjes së koordinatorëve për biznesin. Ndjekin të gjitha letrat e ardhurave nga biznesi. Do të vijojmë të përmirësojmë platformën që na lejon që çdo kërkesë e biznesit të gjurmohet deri në zgjidhjen e problemit. Mbetet shumë për tu përmirësuar. Dua të ndalem tek sipërmarrësist e rinj. Gjatë vitit të kaluar kemi takuar disa të rinj e të reja që nuk kërkonin punë në shtet në fakt, siç edhe rëndom kemi dëgjuar, donin një ligj për start-upet. E konsideroj veten me fat që jam qenë i përfshirë në një ligj të tillë për njerëz që duan një mjedis miqësor.

LAJM KRYESOR: Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha, zero për pushtetarët! Kush paguhet mbi 2.5 mln lekë taksohet me 23%, të tjerët me 13%, programi i çufove është menu, ta hajë kush ta hajë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eduart shalsi fushata e 25 prillit edi rama eduart shalsi fushata e 25 prillit

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 09:17

TIRANË– Sot, shënohen 30-vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në kuadër të kësaj dite, ambasada amerikane në vendin tonë ka përcjellë një mes...