Politike

Denaj: Do japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer, që hap biznes në Shqipëri

15 Mars 2021, 09:36 Nga DOSJA
Denaj: Do japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të

TIRANË– Ministrja e Financave Anila Denaj ka premtuar dhënien e 5 mijë eurove grant për çdo emigrant që kthehet në vendin e tij. E pranishme në aktivitetin politik të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit premtoi rritje pagash dhe ulje taksa, Denaj tha se kur kanë ardhur në pushtet kanë gjetur një borxh të fshehtë.

Ministrja shtoi më tej se informaliteti ishte ulur këmbëkryq në Shqipëri, ndërsa sipas saj, punonjësit tashmë kanë dalë nga informaliteti dhe u është ulur barra fiskale. 


Pjesë nga fjala e Denajt:

Në Shqipëri ishte ulur këmbëkryq informaliteti. Të ardhurat me buxhetin e shtetit janë rritur. Gjetëm një borxh të fshehtë dhe jo të heshtur. Kur Partia Socialiste lançoi për herë të parë taksimin e drejtë, nuk ua merrte mendja askujt se për mbi 90% të punonjësve do të ulej barra fiskale. Sot, 94% e shërbimeve tatimore ndodhen online. Kemi rikthyer shpresën për një process të thjeshtë, kemi rimbursuar TVSH-në në kohë optimale, angazhimi është dhe do të mbetet. Ne do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Prej 1 janari të këtij viti biznesi i vogël do të paguajë 0 taksa. Pagesa e taksave do të jetë e gjitha dixhitale. Kemi mbështetur bizneset. Do tëvijojmë të mbështesim sipërmarrjet e të rinjve. Do të mbështesim emigrantët. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve e produkteve made in Albania.

LAJM KRYESOR: Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha, zero për pushtetarët! Kush paguhet mbi 2.5 mln lekë taksohet me 23%, të tjerët me 13%, programi i çufove është menu, ta hajë kush ta hajë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj edi rama fushata e 25 prillit anila denaj edi rama fushata e 25 prillit

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 09:17

TIRANË– Sot, shënohen 30-vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në kuadër të kësaj dite, ambasada amerikane në vendin tonë ka përcjellë një mes...