Politike

Rama: Do rrisim me 30% pagat e administratës, me 40% të mësuesve dhe të mjekëve, asnjë qindarkë shtesë për pushtetarët

15 Mars 2021, 09:29 Nga DOSJA
Rama: Do rrisim me 30% pagat e administratës, me 40% të mësuesve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të rrisë me 30% pagat e administratës. Në aktivitetin e tij politik, ku premtoi rritje pagash dhe ulje taksash, Rama tha se pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40 %, ndërsa parlamentarëve e pushetarëve nuk do tu shtohet asnjë qindarkë. Deri në vitin 2029, Rama tha se nuk do të ketë taskë dhe TVSH për biznesin e vogël.

Për oligarkët, Rama tha se ka qenë ai që u ka marrë paratë oligarkëve përmes taksave në momentin që ka ardhur në pushtet. Kryeministri bëri krahasimin me Partinë Demokratike dhe tha se atë e kanë akuzuar se është mik me oligarkët, por në fakt me taksën që kanë ndërmend të vendosin ata të PD-së, nuk do marrin asgjë.


Pjesë nga fjala e Ramës: 

Unë, shoku i oligarkëve na del që nuk kam ndërmend të ndaloj së marri ato par qenkam shërbëtori, ndërsa ata “Robin Hoodet” nuk kanë ndërmend tu marrin asnjë lekë.

460% më shumë nga sa paguan kur në qeveri ishin këta që duan të rikthehen me taksën e tyre të sheshtë. Janë 7 vjet që falë taksës së sheshtë ata kontribuan për shtetin. Tani vjen dhëndrri i Saliut dhe Ilirit dhe premton e u fal këtyre 200 milionë dollarë nga arka e shtetit. kismet pastaj se si ndahet ky 200 milionësh. O njerëz a do ta kuptoni a s’do ta kuptoni. E kam me të gjithë ata që ende u venë atyre pas, se sa herë që u ka rënë Shqipëria në dorë, e kanë çuar për lesh. Nejse kushdo që do të dojë të mos bëhet si pulat e Agron Dukës që rriten me dritë artificiale dhe përfundon si mish në tavolinë, le të vazhdojë. Të rrijë me pakicën, ne jemi me shumicën dhe për shumicën.

30% do të rriten pagat e administratës

Asnjë qindarkë rritje për pushtetarët deri në vitin 2025

Zero taksë dhe zero TVSH për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Paga e mësuesve do të rritet me 40 % më shumë

Paga e mjekësve do të rritet me 40 % më shumë

Asgjë nuk është rozë, absolutisht, jemi në mes të një pune që vahdon dhe që duhet të vazhdojë. Do çojmë përpara projektet e reja në turizëm, klimën e biznesit, duke rritur investimet e huaja, do ta bëjmë, duhet ta bëjmë së bashku këtë gjë. Ne kemi eksperiencën dhe rininë në skuadër dhe kemi skuadrën që na duhet të bëjmë vendin tonë. Me kurajo, për Shqipërinë dhe jo për partinë.

LAJM KRYESOR: Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha, zero për pushtetarët! Kush paguhet mbi 2.5 mln lekë taksohet me 23%, të tjerët me 13%, programi i çufove është menu, ta hajë kush ta hajë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata e 25 prillit edi rama fushata e 25 prillit

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 09:17

TIRANË– Sot, shënohen 30-vite nga rivendosja e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Në kuadër të kësaj dite, ambasada amerikane në vendin tonë ka përcjellë një mes...