Politike

Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha, zero për pushtetarët! Kush paguhet mbi 2.5 mln lekë taksohet me 23%

15 Mars 2021, 09:02 Nga DOSJA
Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha, zero për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar sot rritjen e pagës minimale deri në në 400 mijë lekë në mandatin e tretë që pretendon të marrë. Në daljen e tij për mediat, Rama tha se se nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të hiqet taksa për të gjithë ata që paguhen deri në 400 mijë lekë. Kryeministri shtoi se me 23 % do të taksohen vetëm ata që paguhen mbi 2.5 milionë lekë në muaj, ndërsa ata që paguhen nga 400 mijë lekë deri në 2.5 milionë lekë të vjetra, do të taksohen me 13%.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të rrisë me 30% pagat e administratës. Ai tha gjithashtu se pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40 %, ndërsa parlamentarëve e pushetarëve nuk do tu shtohet asnjë qindarkë në mandatin e tretë. Deri në vitin 2029, Rama tha se nuk do të ketë taksë dhe TVSH për biznesin e vogël.

Për oligarkët, Rama tha se ka qenë ai që u ka marrë paratë oligarkëve përmes taksave në momentin që ka ardhur në pushtet. Kryeministri bëri krahasimin me Partinë Demokratike dhe tha se atë e kanë akuzuar se është mik me oligarkët, por në fakt me taksën që kanë ndërmend të vendosin ata të PD-së, nuk do marrin asgjë. Kryeministri nuk harroi të sulmonte edhe programin e Partisë Demokratike, teksa tha se ata kanë vetëm një menu dëshirash për njerëzit dhe kush ta hajë, ta hajë. Sipas Ramës, programi i PD-së nuk ka lidhje me realitetin teksa shtoi se demokratët janë një tufë me çufo në një çadër që kanë për qëllim vetëm ardhjen në pushtet.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja e Financave Anila Denaj. Ajo premtoi dhënien e 5 mijë eurove grant për çdo emigrant që kthehet në vendin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fushata 25 prill edi rama fushata 25 prill

Sondazh

Poll