Politike

‘Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por edhe qeverinë’/ Albana Vokshi: Më 25 prill do sjellim fitoren e

14 Mars 2021, 19:29 Nga DOSJA
‘Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por

TIRANË– Në javën e grave, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, u bëri thirrje grave dhe vajzave t’i bashkohen ndryshimit në 25 Prill.

Gjatë një takimi, ku u diskutuan problemet kryesore të grave sot në vend, fokusi ishte tek keqtrajtimi që qeveria u ka bërë grave dhe vajzave për 8 vjet.

“Gruaja, është viktima më e madhe e keqqeverisjes së Edi Ramës. Gruaja sot është e papaunë, është e braktisur, është e shpërfillur, e përçmuar, është e dhunuar nga vetë shteti”- tha Albana Vokshi, e cila vuri në dukje edhe përgjegjësinë e qeverisë për valën e lartë të emigracionit, që ka ndarë nënat nga fëmijët. Fëmijët tanë e kanë mendjen për të ikur. Nuk duan të rrinë, nuk kanë mundësi arsimimi, sepse kjo qeveri ka rritur tarifat, ka ndryshuar rregullat për maturantët në prag të provimëve, sepse të rinjtë nuk gjejnë dot një punë dhe nuk e zhvillojnë dot biznesin. Një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie është kurbeti. Edi Rama ka kthyer kurbetin, sepse ai do që të sundojë me injorantin, me trafikantin, të cilët i futi edhe në parlament. Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por edhe qeverinë,”– tha Albana Vokshi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi albana vokshi

Sondazh

Poll

Politike 14 Mars 2021, 16:03

VLORË– Të enjtën nga Vlora, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë, me të cilët do të kërkojë nga qytetarët e qarkut votat për të marrë nj...