Politike

ME VIDEO- Luljeta Bozo nostaligjike për Enver Hoxhën dhe komunizimin: Kishte më shumë anë pozitive sesa negative

14 Mars 2021, 17:19 Nga DOSJA
ME VIDEO- Luljeta Bozo nostaligjike për Enver Hoxhën dhe komunizimin:

TIRANË– Inxhinerja Luljeta Bozo është kandidatja më e përfolur e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ajo u bë e njohur për publikun pas tërmetit të 26 nëntorit, dy vite më parë, ndërsa efektin që ajo kishte tek qytetarët Rama duket se vendosi ta përdorë për të mbledhur sa më shumë vota.

Por disa ditë më parë, Bozo ka ‘shokuar’ me deklaratën e saj në studion televizive të “Dekalog”. E pyetur për kohën e komunizimit, ajo u shpreh me bindje se periudha e regjimit 45-vjeçari kishte pasur më shumë të mira sesa efekte negative në vend.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?

Luljeta Bozo: Po ti vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.

Me siguri, të njëjtin mendim me Bozon nuk e ndan asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë, që minimalisht pavarësisht moshën është informuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur përgjatë viteve të regjimit. Pasojat e të cilit ende i vuajmë. Kjo është deputetja e ardhshme e Kuvendit, e zgjedhur nga kryeministri Edi Rama, e cila do të përfaqësojë pensionistët në Kuvend. Urime!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luljeta bozo edi rama luljeta bozo

Sondazh

Poll

Politike 14 Mars 2021, 16:03

VLORË– Të enjtën nga Vlora, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë, me të cilët do të kërkojë nga qytetarët e qarkut votat për të marrë nj...