Politike

14 Mars 2021, 16:03 Nga DOSJA

VLORË– Të enjtën nga Vlora, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë, me të cilët do të kërkojë nga qytetarët e qarkut votat për të marrë një mandat të tretë. Mes 12 emrave, Dosja.al ka pikasur edhe atë të ish-zv.ministrit të Ekonomisë, Leonard Beqirit. Ky i fundit është përfshirë në listën e socialistëve në qytetin e Vlorës në momentin e fundit, duke zëvendësuar emrin e deputetit Alket Hyseni.

Dosja.al ka hulumtuar lidhur me të shkuarën e Beqirit, i cili rezulton se ka qenë nën hetim nga Porkuroria në vitin 2011 pasi akuzohej se ishte i përfshirë në skandalin prej 70 mijë eurosh me eprorin e tij, ministrin e ndjerë të Ekonomisë, Dritan Prifti.

Një ditë para se të “ndante” me zëvendësin e tij 70 mijë euro, ish-ministri Dritan Prifti kishte pergjuar biseden me ish-zv.kryeministrin Ilir Meta. Eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë teksa po shikonte për origjinën e videos Meta-Prifti, arriti të rikuperonte regjistrimin Prifti-Beqiraj. Kjo video ishte fshirë prej memories së dukshme të laptopit nga Dritan Prifti, para dërgimit të pajisjes në Prokurori, por u nisi një pistë të re hetimi. 

Leonard Beqiraj fliste në video për 100 mijë euro, nga të cilat 30 mijë euro ia kishte dhënë dikujt dhe se i kishin mbetur edhe 70 mijë. Në bisedën e tyre përmendeshin disa emra, por akuza e ngritur ndaj tyre nuk u provua kurrë. Por Beqiri nuk e ka të parën herë që kandidon në Vlorë. Në zgjedhjet e vitit 2017, ai tentoi që të garonte nën siglën e Partisë SocialDemokrate, por më pas u tërhoq nga gara, duke shprehur publikisht mbështetjen e tij ndaj Edi Ramës. Mesa duket 4 vite më vonë sakrifica e tij është vlerësuar nga kryesocialisti, duke e futur në listë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan prifti edi rama leonard beqiri lista e ps zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 dritan prifti edi rama leonard beqiri lista e ps zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll