Politike

Përplasjet mes mbështetësve të PD-PS në Elbasan, Kryemadhi: Qytetarët e përzunë, ne e dimë çfarë do të ndodhë me 25

14 Mars 2021, 13:36 Nga DOSJA
Përplasjet mes mbështetësve të PD-PS në Elbasan,

PËRMET– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qënë prezente ditën e sotme në Përmet, aty ku ka prezantuar kandidatin Elton Ismaili për deputet. Gjatë fjalës së saj, ajo komentoi dhe përplasjet që ndodhën paraditen e sotme në Elbasan, mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste.

Kryemadhi u shpreh se më 25 prill shqiptarët do ta përzënë Ramën, ashtu siç bënë dhe ditën e sotme.

FJALA E KRYEMADHIT:

“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë. Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe.

Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet. Socialistët e Përmetit shikojnë më shumë socialist Vangjel Tavon sesa Bledi Çuçin”.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijojnë nga ana e Ramës dhe Bashës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi sherr mes pd dhe ps ne elbasan monika kryemadhi sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll

Politike 14 Mars 2021, 11:28

ELBASAN-Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.Ndër...