Politike

‘Burrë nuk të bëjnë banditët e Fushë-Krujës që i ke në lista’/ Mesazhi i Bashës për Ramën: Ke nevojë për morfi

14 Mars 2021, 12:36 Nga DOSJA
‘Burrë nuk të bëjnë banditët e

TIRANË– Pas vizitës në Elbasan, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video-live ka uruar qytetarët për festën e 14 marsit. Basha u shpreh se ka dy fjalë për Ramën. Ai u shpreh se Ramën nuk e bëjnë burrë banditët, duke përmendur ato të Fushë-Krujës që sipas tij i ka futur në listat e zgjedhjeve të 25 prillit.

MESAZHI I BASHËS:

Sot është një ditë feste, dita e luleve që simbolizojnë thyerjen e dimrit nga pranvera. Një thyerje e cdo shqiptari që është lodhur nga dimri. 14 marsi i sotshëm na ndan pak nga 25 prilli, ku shqiptarët do të bëjnë një ndryshim. Ata më kanë thirrur në këtë ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh boshe kemi një plan konkret që do të bëjnë të mundur një jetë dinjitoze në jetën tonë.

Kujtoi se do të frikësonte popullin e Elbasanit, nuk ia doli dot, rrugët ishin plot e për plot. I ka dalë boja atyre, shqiptarëve i ka dalë frika, për të sjellë ndryshimin.

Edi Ramës po i them këto dy fjalë për ditën e verës.

Burrë nuk të bëjnë banditët pa të cilët nuk hyje dot në qytetin e Elbasanit, burrë nuk të bëjnë dot banditët e fushë krujës që i ke futur në listat e tua, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, prandaj ke nevojë si për morfinën dhe kokainën e banditët që të rrethojnë. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas përkushtimin personal. Ndali provokimet ndaj qytetarëve. Mos i provoko, dhe jepi fund kompensiomit të frikës që të shoqëron. Nuk na tremb dot ne, me 25 prill ti largohesh dhe Shqipëria fiton.

Ndryshimi po vjen, e prek dhe e ndjej kudo.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Mars 2021, 11:28

ELBASAN-Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.Ndër...