Politike

‘I ka mbetur vetëm të kërcënojë’/ Basha: Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë!

14 Mars 2021, 12:20 Nga DOSJA
‘I ka mbetur vetëm të kërcënojë’/ Basha:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për kryeministrin Rama dhe incidentit që ndodhi në Elbasan. Në një postim të bërë në ‘twitter’, Basha shkruan se koha e Ramës ka ikur dhe ai e di shumë mirë këtë gjë.

Ndër të tjera, kryedemokrati shkruan se kudo ku Rama shkon, do të gjejë fuqinë e Partisë Demokratike.

POSTIMI I LULZIM BASHËS:

Koha e Ramës ka ikur dhe ai e ka kuptuar këtë. E vetmja gjë që i ka mbetur është të kërcënojë dhe të ndërsejë miqtë e tij kriminelë kundër nesh. Nuk do ta ndihmojë as kjo. Ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin.Ne jemi të vendosur për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Kudo ku shkon, Rama do të na gjejë me gjithë fuqinë tonë. Ne do të garantojmë që Rama të shkojë në shtëpi dhe ndryshimi i Shqipërisë të fillojë.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Mars 2021, 11:28

ELBASAN-Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.Ndër...