Sherri në Elbasan, reagon Rudina Hajdari: Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh! Mos i voto më bandat
ELBASAN– Kandidatja për deputete e qarkut të Elbasanit, Rudina Hajdari ka komentuar dhunën që ndodhi ditën e sotme gjatë festës së Ditës së Verës. Ajo shkruan se dhuna ishte sepse bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë. Hajdari thotë që qytetarët nuk duhet të zgjedhin mes bandave, por të zgjedhin ide që konkurojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.
POSTIMI:
“Përplasja e dhunshme sot, mes militantëve të PS e PD në Elbasan, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj. Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve. Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.Koha ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar dhe të shohim nga e ardhmja. Në 25 Prill mos i voto më bandat”, shkruan Hajdari.
Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Ik merr maskën!”, dje shtyu gazetaren, a do ta shtyjë Edi Rama Evis Kushin?
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama shtyu ditën e djeshme me arrogancë dhe ton fyes gazetaren e Fax News, Edona Haklajn pasi nuk kishte maskë, por mesa duket ‘inatin...
Pas takimit me gratë në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Hiq dorë nga shoqërimi i kriminelëve me të cilët ke ardhur!
ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit është shprehur se dita e ndryshimit po vjen dhe ajo është 25 prilli. ...
VIDEO/ Si nisi përplasja? Momenti i sherrit mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan
Dosja.al ka siguruar një tjetër video nga momenti i përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan duke e kthyer sheshin e festës së ditës së verës në një a...
Rama- Bashës: Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!
TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijoi me reagimet e tij në ‘tëitter’ për ngjarjet që ndodhën ditën e sotme në Elbasan. Në një shkrim të bërë së fundmi ai i d...
‘Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë’/ Dje shtyu gazetaren pasi ishte pa maskë, sot Rama jep intervistë pa maskë, Ev
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, ndërkohë që pas vizitës që kreu në qendër të qytetit dha një intervistë për mediat e ...
‘Degradim i opozitës demode’/ Rama komenton incidentet në Elbasan: Turmë ulëritëse me flamuj partie, dukeshin si 100 ko
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka komentuar në ‘Twitter’ incidentet që ndodhën paraditen e sotme në Elbasan, gjatë festës së Ditës së Verës. R...
‘Rama shoqërohej nga bandat me armë në brez’/ Basha nga Elbasani: Ai e ka pushtetin si tortë, e ndan me bandat, unë e k
ELBASAN– Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që këtë qytet e ka vizituar sot dhe kryeministri Edi Rama. Thi...
‘Ik qen’/ Qytetarët presin Ramën me thirrjet ‘Rama ik’, ‘qen bir qeni’, kryeministri ecën me kokën ulur
ELBASAN-Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në Elbasan me thirrjet ‘Rama ik’. I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga mini...
Rama në Elbasan për Ditën e Verës! Pritet me thirrjet ‘Rama ik’, kryeministri: Turmë ulëritëse me flamuj partie (ZHVI
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku u festua Dita e Verës. I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Ta...