Politike

14 Mars 2021, 11:28 Nga DOSJA

ELBASAN-Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar lidhur me incidentin që ndodhi në Elbasan paraditen e sotme.

Ndër të tjera ai shtoi se elbasanllinjtë nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Bashës.

POSTIMI:

Të dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëhë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqënëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë pergjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turperuan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne elbasan taulant balla edi rama edi rama ne elbasan taulant balla

Sondazh

Poll