Politike

“Ik merr maskën!”, dje shtyu gazetaren, a do ta shtyjë Edi Rama Evis Kushin?

14 Mars 2021, 11:14 Nga DOSJA
“Ik merr maskën!”, dje shtyu gazetaren, a do ta shtyjë Edi

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama shtyu ditën e djeshme me arrogancë dhe ton fyes gazetaren e Fax News, Edona Haklajn pasi nuk kishte maskë, por mesa duket ‘inatin’ e ka vetëm me gazetarët.

Ditën e sotme, pas vizitës që kreu në qendër të qytetit të Elbasanit me rastin e ‘Ditës së Verës’, kryeministri dha një inetrvistë për mediat, ku shoqërohej nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Teksa Kushi fliste para gazetarëve, nuk mbante as maskë, as shall dhe asnjë barrierë tjetër mbrojtëse, duke rrezikuar kështu jo vetëm gazetarët, por edhe kryeministrit që ishte shumë pranë saj.

A duhej shtyrë ministrja Kushi për mos-mbajtjen e maskës?

Posti i një ministrje, nuk është më i lartë se i një gazetareje, pasi rregullat anti-COVID janë të barabarta për çdo individ, pavarësisht postit,  por ku qëndron dallimi që Rama preku dhe shtyu tutje një gazetare?

Të nëjtin veprim ai e përsëriti vetë, teksa fliste para gazetarëve.

Për më shumë shihni fotot:

Jo më larg se dje, një gjest i turpshëm u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë nisjes së vaksinimit të mësuesve, ku shtyu gazetaren Edon Haklaj dhe e largoi nga prononcimi për mediat pasi nuk kishte maskë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama pa maske evis kushi pa maske edi rama pa maske evis kushi pa maske

Sondazh

Poll