Politike

Pas takimit me gratë në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Hiq dorë nga shoqërimi i kriminelëve me të cilët ke ardhur!

14 Mars 2021, 11:05 Nga DOSJA
Pas takimit me gratë në Elbasan, Basha i drejtohet Ramës: Hiq

ELBASAN– Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat nga qyteti i Elbasanit është shprehur se dita e ndryshimit po vjen dhe ajo është 25 prilli. Basha është shprehur se Rama duhet të heqë dorë nga shoqërimi me kriminelët.

FJALA E BASHËS:

 Sapo kam mbaruar një takim me Zonjat përfaqësuese të Elbasanit, për ditën e madhe të ndryshimit 25 prillin! Dua nga zemra t’ju uroj të gjithëve Zonjave, të gjithë grave, nënave dhe të gjithë motrave të Elbasanit, Gëzuar Ditën e Verës! Këtë dhuratë kaq të bukur që ja bëni të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve. Ditën që simbolizon thyerjen e dimrit dhe fitoren e pranverës! Dua po kështu ta them fare qartë, se koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe Rama e di këtë. Është për të ardhur keq që edhe javët e fundit të tij, siç ka bërë rëndomtë këto 8 vite, ai provokoi qytetin e Elbasanit duke treguar dëshpërimin që e ka kapluar me miqtë e tij kriminel. Por koha kur qyteti dhe qytetarët e Elbasanit ishin nën hyqmin e kriminelëve të Edi Ramës ka marrë fund! As nuk do të na trembë dhe as nuk do të na ndalë dot! Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjell ndryshimin që shqiptarët me zi e presin. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t’i kthehet qytetarëve, qyteti do t’i kthehet njerëzve punëtorë të Elbasanit. Si çdo shqiptarë do ta ndjejë kudo në Shqipëri dhe Shqipëria do t’ju kthehet shqiptarëve. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje, do të shohësh fuqinë e njerëzve që nuk i tremb dot më me kriminel. Ndaj, hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët me të cilët ke ardhur dhe ke qeverisur sepse është e pashmangshme, 25 prilli do të jetë dita e fitores së shqiptarëve, do të jetë dita e bashkimit më të madh kundër të keqes, do të jetë dita e ndryshimit dhe e shpresës siç është kjo ditë e verës të cilën nga zemra j’ua uroj të gjithë shqiptarëve Gëzuar Ditën e Verës! Gëzuar ditën e Ndryshimit! Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen, Shqipëria dhe Elbasani do të fitojnë! Faleminderit!

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne elbasan lulzim basha lulzim basha ne elbasan

Sondazh

Poll