Politike

VIDEO/ Si nisi përplasja? Momenti i sherrit mes mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan

14 Mars 2021, 11:03 Nga DOSJA
VIDEO/ Si nisi përplasja? Momenti i sherrit mes mbështetësve

Dosja.al ka siguruar një tjetër video nga momenti i përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan duke e kthyer sheshin e festës së ditës së verës në një arenë përplasje e cila nga ofendimet banale ka degjenuar në përleshje fizike.

Siç shihet në video, mbështetësit devijojnë në fyerje, gjë që ka tensionuar situatën mes tyre.

Përplasja ndodhi për shkak se kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama kishin planifikuar të njëjtin orar për të uruar qytetarët në Elbasan për ditën e Verës.

Dita e Verës në Elbasan u kthye në një ‘fushë betejë’ mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste. Shkak u bë përplasja e axhendave të dy liderëve politik, Basha dhe Rama. Rama u prit me thirrjet ‘Rama ik’ në Elbasan, ndërkohë që dhe mbështetësit e PS-së, fyen dhe ofenduan ‘kundërshtarët’ e tyre. Kjo solli në një përplasje fizike mes njerëzve që ishin të pranishëm në bulevard, duke bërë që disa prej tyre të ndaloheshin. Ndërkohë përplasjet virtuale vijuan nga ana e Ramës dhe Bashës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sherr mes pd dhe ps ne elbasan sherr mes pd dhe ps ne elbasan

Sondazh

Poll