‘Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë’/ Dje shtyu gazetaren pasi ishte pa maskë, sot Rama jep intervistë pa maskë, Ev
14 Mars 2021, 10:40Nga DOSJA
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, ndërkohë që pas vizitës që kreu në qendër të qytetit dha një intervistë për mediat e pranishme.
Mirëpo, kreu i qeverisë, i cili një ditë më parë shtyu nga vendi ku po jepte intervistën, gazetaren Edona Haklaj pasi nuk kishte maskë, ka bërë të njëjtën gjë.
Ai dha intervistë pa pasur maskën e vendosur. Po ashtu, gjatë prononcimit për mediat dhe ministrja Evis Kushi ishte pa maskë.
I pyetur për përplasjen e orarit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, kryeministri deklaroi se me Bashën nuk ka asgjë tjetër përveçse beteje politike, kështu që nuk kanë arsye që të mos shihen me syrin njerëzor përtej betejës politike, sipas Ramës.
“Ça përballja. Pse duhet të merremi vesh për orarin. Nuk jemi armiq, nuk kemi arsye që përtej betejes politike në mjedisin shoqeror të mos shihemi si njerëz, si qytetarë. Ç’do me thënë kjo përplasje? Ça jemi këtu ne? Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që prej kohësh është kthyer në festë kombëtare. Jam këtu për t’i uruar të gjithë pa dallim bindjesh politike, besimesh apo prejardhjesh, që të kenë një festë të gëzuar dhe verë të gëzuar. Po përpiqemi që të bëjmë çmos që vera të jetë e lehtësuar nga pesha e rëndë e situatës së imponuar nga armiku i padukshëm. Jemi duke bërë çmos që të garantojmë një vaksinim masiv,” tha Rama.
Jo më larg se dje, një gjest i turpshëm u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë nisjes së vaksinimit të mësuesve, ku shtyu gazetaren Edon Haklaj dhe e largoi nga prononcimi për mediat pasi nuk kishte maskë.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që këtë qytet e ka vizituar sot dhe kryeministri Edi Rama. Thi...
ELBASAN-Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në Elbasan me thirrjet ‘Rama ik’. I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga mini...
ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku u festua Dita e Verës. I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Ta...
ELBASAN– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Elbasan. Në vijimësi të tubimeve elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit, Basha ka z...
ELBASAN– Deputetja Rudina Hajdari, e cila garon nën siglën e Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit 2021, doli mbrëmjen e djeshme në qyte...
GJIROKASTËR– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ndodhet ditën e sotme në Gjirokastër, prej nga ka bërë dhe prezantimin e kandid...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar sot festën e ‘Ditës së Verës’.Teksa ka postuar disa foto nga Elbasani në rrj...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e Verës. Me anë të një video ku në të shfaqen lule dhe simbole të ditës, Rama shkruan:...