Politike

‘Degradim i opozitës demode’/ Rama komenton incidentet në Elbasan: Turmë ulëritëse me flamuj partie, dukeshin si 100 ko

14 Mars 2021, 10:12 Nga DOSJA
‘Degradim i opozitës demode’/ Rama komenton incidentet në

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ka komentuar në ‘Twitter’ incidentet që ndodhën paraditen e sotme në Elbasan, gjatë festës së Ditës së Verës. Rama tha se shfaqja e PD-së, ishte vulgare dhe ishte shembull i një opozitë demode e cila ka në krye një kukull në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ndër të tjera, Rama shkruan se në 20 vite nuk ka parë asnjëherë një turmë ulëritëse me flamuj partie të cilët sipas tij dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës.

POSTIMI:

Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne elbasan edi rama edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll