Politike

‘Rama shoqërohej nga bandat me armë në brez’/ Basha nga Elbasani: Ai e ka pushtetin si tortë, e ndan me bandat, unë e k

14 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
‘Rama shoqërohej nga bandat me armë në brez’/ Basha

ELBASAN– Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që këtë qytet e ka vizituar sot dhe kryeministri Edi Rama. Thirrjet nga disa simpatizantë kanë bërë që të ketë përplasje mes mbështetësve të të tyja palëve.

Kreu i PD deklaroi për mediat se do të vazhdojë axhendën e tij dhe theksoi se thirrja e tij është kundër dhunës, duke e akuzuar kryeministrin për provokime dhe shoqërim me njerëz të bandave. Basha paralajmëroi Ramën të mos kërcënojë qytetarë me banditë me armë në brez.

DEKLARATA:

Me qetësi, e kemi ditë feste, me qetësi. Nuk do na ndalë me dhuna, e keqe, është ditë shprese. Dielli do të shndërrisë më fort në 25 prill. Për një kohë shumë të gjatë ky vend është mbajtur në vend numëro, nga bandat që sot shoqëronin me armë në brez kryeministrin në ikje. Qytetarët e Elbasanit nuk e duan dhunën, dua t’ju garantoj se dhuna nuk do na ndalë kot. Mos guxo që ti kërcënosh qytetaret e Elbasanit me persona me armë në brez. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë, thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Kjo merr fund me 25 prill, Elbasani do ti kthehet elbasanllinjve.

Unë e kisha në orën 10, nuk e kisha idenë që ai e kishte në të njëjtin orar. Bandat që shoqëronin kryeministrin janë treguesit që ai e ka ulur këtë vend për 8 vite. Edi Rama e tregoi dhe një herë se ku është problemi, ai e ka konceptuar pushtetin si një tortë që e ndan me bandat.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne elbasan lulzim basha ne elbasan basha ne elbasan lulzim basha ne elbasan

Sondazh

Poll