Politike

Rama në Elbasan për Ditën e Verës! Pritet me thirrjet ‘Rama ik’, kryeministri: Turmë ulëritëse me flamuj partie (ZHVI

14 Mars 2021, 09:21 Nga DOSJA
Rama në Elbasan për Ditën e Verës! Pritet me thirrjet

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku u festua Dita e Verës. I shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Lllatja, Rama bëri disa ndalesa në stendat e vendosura nga bashkia.

Rama u prit nga qytetarët me thirrjet ‘Rama ik’, ‘ik qen’, ‘o qen bir qeni’.

Në orën kur Rama ishte prezent në Elbasan, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po ashtu ndodhej në qytet për të festuar Ditën e Verës. Kjo solli dhe përplasje mes mbështetësve të dy partive.

Rama i komentoi në ‘Twitter’ incidentet, duke thënë se shfaqja e PD-së, ishte vulgare dhe ishte shembull i një opozitë demode e cila ka në krye një kukull në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ndër të tjera, Rama shkroi se në 20 vite nuk ka parë asnjëherë një turmë ulëritëse me flamuj partie të cilët sipas tij dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës.

Kreu i qeverisë i tha Bashës se është një manekin qesharak i pengmarrësve, pasi shkon në festën e Elbasanit me flamuj partie dhe me një turmë ulëritësash.

Për incidentet e ndodhura reagoi dhe Balla, i cili tha se elbasanllinjtë nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Bashës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne elbasan edi rama edi rama ne elbasan

Sondazh

Poll