Politike

Basha në Elbasan për Ditën e Verës! Deklarata e fortë: Rama shoqërohej nga bandat me armë në brez. Thirrja për kryemini

14 Mars 2021, 09:04 Nga DOSJA
Basha në Elbasan për Ditën e Verës! Deklarata e fortë:

ELBASAN– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në Elbasan. Në vijimësi të tubimeve elektorale para zgjedhjeve të 25 prillit, Basha ka zgjedhur që ditën e sotme të jetë i pranishëm në Elbasan. Ai u prit nga qytetarët në qendër të qytetit me lule dhe me ballokume, e teksa ka provuar një prej tyre ai tha: Gëzuar.

Në një ndalesë të vogël, Basha ka takuar disa qytetarë të cilët po e prisnin me flamuj të PD-së, si dhe brohorisnin ‘Rama ik’. Në video shihen trupat e shumtë të policisë që kanë dalë në terren.

Mirëpo gjatë kohës që Basha ishte i pranishëm në Elbasan, në të njëjtën kohë dhe Rama ishte prezent. Përgjatë kësaj kohe, militantët e dy partive janë konliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Në deklaratat për mediat e pranishme, Basha tha se qytetarët nuk kanë më frikë nga Rama.

Ndër të tjera, kryedemokrati bëri të ditur se personat të cilët po e shoqëronin Ramën në Elbasan, janë pjesë të bandave e se mbajnë me vete armë. Ai iu drejtua kryeministrit duke i thënë se duhet te heqë dorë nga shoqërimi me kriminelët.

Gjatë takimeve me banorët e Elbasanit, Basha iu premtoi se gjërat do të ndryshojnë pas 25 prillit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne elbasan lulzim basha lulzim basha ne elbasan

Sondazh

Poll