Politike

Pa maskë dhe distancim social! Rudina Hajdari në rrugët e Elbasanit, takohet me qytetarët, i dorëzon personalisht broshura

14 Mars 2021, 08:43 Nga DOSJA
Pa maskë dhe distancim social! Rudina Hajdari në rrugët e

ELBASAN– Deputetja Rudina Hajdari, e cila garon nën siglën e Nisma Thurje në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit 2021, doli mbrëmjen e djeshme në qytet të takohej me qytetarët.

Pa maskë, dhe padyshim pa asnjë distancim social, Hajdari iu dorëzoi broshura të nismës së saj njerëzve. Në fotot e publikuara nga vetë ajo në ‘Facebook’, shihet që Hajdari nuk mban maskë, ndryshe nga qytetarët që duket se kanë respektuar masat e vendosura anti-covid.

POSTIMI:

Nuk ka gjë më të këndshme se sa biseda e përditshme me qindra qytetarë elbasanas mbi situatën e problemet e përditshme dhe idetë tona mbi zgjidhjet e tyre.Njerëz të mirë dhe punëtorë të cilët i bashkon zhgënjimi nga një klasë politike e cila 30 vite punoi veç për vete e aspak për njerëzit.Ju jam shumë mirënjohëse për mbështetjen

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari ne elbasan rudina hajdari rudina hajdari ne elbasan

Sondazh

Poll