Politike

Astrazeneca ‘tërbon’ shqiptarët, sherr me Ramën: Çove mësuesit për lesh! Kryeministri: Sa turp kur flet padija

13 Mars 2021, 21:51 Nga DOSJA
Astrazeneca ‘tërbon’ shqiptarët, sherr me Ramën:

TIRANË– Ardhja e vaksinave të kompanisë Astrazeneca në Shqipëri ka nxitur reagimin e skeptikëve. Duke qenë se kjo lloj vaksine është bllokuar nga disa vende të botës pasi ka shkaqur efekte anësore deri në vdekje ne pacientëve, shqiptarët janë shqetësuar dhe janë futur të bëjnë sherr me kryeministrin Rama.

Madje një prej tyre thotë se mësuesit tashmë do të ‘ikin për lesh’. Kryeministri e cilëson padije këtë konstatim të ndjekësit.

Replikat:

Ndjekësi: Gjysma e mësuesve për lesh nga Astrazeneca, për vete bënë ato të Pfizer-it këta të zgjuarit e qeverisë.

Edi Rama: Sa turp kur flet padija

Ndjekësi: Po Zoti kryeministër bëni mësuesit e pedagogët, le të vdesin të tjerët. çfarë janë këta se latë nam, pse nuk ka vaksinim si Europa

Edi Rama: Ne po bëjmë fiks si gjithë të tjerët që të dish ti.

Në vendin tonë erdhën një natë më parë 38 mijë e 400 doza vaksinash nga Astrazeneca. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që bashkë me ministren Ogerta Manastirliu e ministrin Arben Ahmetaj shkoi në Rinas për t’i pritur. Në lidhje me rrezikshmërinë e kësaj vaksine, Rama ka thënë më herët se në vendin tonë nuk ka mbërritur ajo lloj serie që ka shfaqur rrezikshmëri, por një tjetër seri. Madje kreu i qeverisë ka garantuar se seria e vaksinave që ka ardhur në vendin tonë përdoret për të gjitha moshat, pavarësisht se në botë, Astrazeneca është injektuar tek personat nën 65 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama sherr me komentuesit edi rama rama sherr me komentuesit

Sondazh

Poll