Politike

Erjon Veliaj rrëfen si i rezistoi Ramës: Listën e Tiranës e hartova unë, refuzova dhe disa sugjerime të kryeministrit

13 Mars 2021, 21:41 Nga DOSJA
Erjon Veliaj rrëfen si i rezistoi Ramës: Listën e Tiranës e

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se ka qenë ai personi që ka hartuar listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.

Në një intervistë për emisionin “60 minuta” në Scan, Veliaj tha se madje ka arritur edhe të kundërshtojë e refuzojë disa sugjerime të dhëna nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Kemi pasur një periudhë shumë të gjatë diskutimesh, shqyrtimesh ,sondazesh, fokus grupesh. Në finale i kam propozuar Kryeministrit atë listë, sigurisht që kemi pasur diskutime të vogla. Në pjesën më të madhe kam qenë unë që kam refuzuar edhe ndonjë sugjerim të kryeministrit edhe për persona të tjerë, ndoshta nga qytete të tjera apo qarqe të tjera trasnferimi. Ka qenë e gjitha e hapur dhe miqësore.

Kryeministri ka thënë se çfarë mendon se është e mirë nuk dua të insistoj pasi ke kaq kohë në tërren ndoshta gjykon më mirë se sa unë. Kështu që, jo vetëm që kam pasur mirekuptim nga kryeminstri, por kam pasur edhe një super mirëkuptim nga kolegët, të cilët pasi ne diskutuam strategjinë dhe secili kuptoi fabulën e kësaj beteje, jemi të 36 sot në terren dhe jam shumë i lumtur dhe kam për nder që punoj me këtë skuadër,”- tha Veliaj ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll