Vijon buja e përplasjes së Metës me efektivët tek FRD-ja, ndjekësit i kthehen Ramës: Vetë e ke fajin, e votove për Presi
13 Mars 2021, 21:32Nga DOSJA
TIRANË– Përplasja e Presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së me efektivët e policisë bashkiake, vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Edhe sot, shumë komentues kanë reolikuar me kryeministrin Rama për këtë skenë.
Madje një nga ndjekësit e quan kryeministrin Edi Rama bashkëfajtor, pasi sipas tij, ishte vetë kreu i qeverisë që e vuri President. Por kryeministri e kundërshton këtë gjë dhe thotë se Ilir Meta u zgjodh President me votat e veta. Sipas Ramës ata nuk kishin vota për të zgjedhur dike tjetër as nga Opozita dhe as nga Partia Socialiste.
Replikat:
Ndjekësi: Je nje bashkfajtor per ngjarjen e djeshme te presidentit. Vure ne karriken me te lart te shtetit shqiptar nje njeri qe se meritonte ate post osht nje gabim. Duhet qe ne zgjedhjet e 25 prillit te kesh ne program edhe emrin e presidentit te ardhshëm. Te mos besh gabimin qe bere me Ilir Metën.
Edi Rama: Ai eshte zgjedhur me votat e tij, ne nuk i kishim votat per te zgjedhur dike tjeter as nga opozita as nga PS dhe megjithese e kam thene 1000 here, shume interesant qe disa nuk duan as te degjojne, as te kuptojnë.
Mesditën e djeshme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pedagogu Ervin Goci ka këshilluar gazetarët që në momentin qqë preken fizikisht nga kryeministri Rama apo ndihen të kërcënuar prej tij, t’ia ...
GJIROKASTËR– Ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës ka de...
TIRANË– Mimi Kodheli, kandidate në vendin e 23 në listën për deputetë të Partisë Socialiste, ka habitur teksa është shprehur se banorët e lagjes numë...
TIRANË– Ish-moderatorja Floriana Garo që tashmë është angazhuar në Partinë Demokratike ka futur në ‘skaner’ mënyrën se si ka qeverisur kryeministri Edi Ram...
TIRANË– Floriana Garo, ish-moderatorja që tashmë është zëdhënësja e Partisë Demokratike ka deklaruar se në fakt, nuk është edhe ‘aq qejf’ të jetosh j...
Akademia Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi përdorimin e burimeve shtetërore në fushatën zgjedhore gjatë muajit shkurt. Sipas vëzhgimit,...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se Shqipëria është vendi që ka pagën më të ulët në Europë.Në një status në Instastory, teksa numë...
TIRANË– Ish-deputejta e Partisë Demokratike Grida Duma zhvilloi sot një takim me banorë në fshatin Bago të Kavajës. Përballë Dumës, banorët e këtij f...