Politike

Gjesti i turpshëm i kryeministrit ndaj gazetares, Ervin Goci: Lëshojani me mikrofon në lule të ballit, kështu merr vesh ai

13 Mars 2021, 21:02 Nga DOSJA
Gjesti i turpshëm i kryeministrit ndaj gazetares, Ervin Goci:

TIRANË– Pedagogu Ervin Goci ka këshilluar gazetarët që në momentin qqë preken fizikisht nga kryeministri Rama apo ndihen të kërcënuar prej tij, t’ia ‘rrasin me mikrofon’ në lule të ballit, t’i mbyllin gojën e ta braktiin.

Teksa me anë të një statusi në Facebook, ka komentuar shtyrjen e gazetares Edona Haklaj sot, Goci shton se kjo është e vetmja mënyrë që të kuotojë kryeministrit, të cilin e quan ‘bullit pesëlekësh’.

Reagimi i plotë:

Edi Rama ka qef qe gazetaret t’i rrine si stativ, si maniket qe ekspozojne kanotieren, dhe mundesisht te vene maske; kur i prishet dekori, pervesh menget dhe e rikompozon vete, duke i prekur dhe fizikisht.

Ne fakt shtytja ndaj Edona Haklaj, pergjate nje interviste, perveçse cenim i integritetit fizik te nje personi, dhe dhunim per shkak te profesionit, ka nga pas te gjithe perçmimin qe ka per mediat dhe gazetaret, qe i konsideron si sklleverit e tij qe mund t’ cenoje sa here t’i prishet dekori.

E kam bere dhe njehere tjeter si apel per gazetaret qe rropaten per mbijetese me rroga fyese dhe po e perseris – sa per t’ju thene qe nuk e kisha per shaka heren e pare – nese ju prek fizikisht, leshojani me mikrofon ne lule te ballit, nese ju kercenon, mbylljani gojen, nese ju poshteron, braktiseni dhe lereni te flase me memet neper ekranet boshe…te nesermen duhet te shkoni ne Prokurori qe ta kallzoni, dhe pastaj ne Gjykate per ta paditur..vetem kshu merr vesh..bullist peseleksh..

Sot, teksa ndodhej tek shkolla “4 Dëshmorët” në kryeqytet, para nisjes së procesit të vaksinimit, kryeministri Edi Rama shtyu me përbuzje gazetaren Edona Haklaj, e cila ishte pa maskë. Asnjë nga kolegët gazetarë nuk e kundërshtoi shefin e qeverisë, i cili ishte për vete i pajisur me një maskë e cila i binte herë pas here. Vetë gazetarja, në një reagim në rrjetet sociale pranon se ishte pa maskë por shton se kishte shall, (barrierë mbrojtëse e deklaruar nga OBSH), kundër COVID19. Ajo paralajmëron Ramën se me veprimin e tij, ka shumë borxhe për të larë. Ky gjest u dënua nga Presidenti Ilir Meta, ish-deputetja Albana Vokshi dhe Unioni i gazetarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edona haklaj ervin goci rama shtyn me duar gazetaren edona haklaj ervin goci rama shtyn me duar gazetaren

Sondazh

Poll