Politike

Vangjel Tavo ‘kap mat’ Mirela Kumbaron: Shkel ligjin dhe bën fushatë pas orës së lejuar, rilindasit po enden nat

13 Mars 2021, 20:52 Nga DOSJA
Vangjel Tavo ‘kap mat’ Mirela Kumbaron: Shkel ligjin dhe bën

GJIROKASTËR– Ish-deputeti Vangjel Tavo, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Gjirokastrës ka denoncuar Partinë Socialiste mbrëmjen e sotme.

Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Instagram, Tavo shkruan se maxhoranca thyen edhe karantinën dhe vazhdon fushatën pas orës së lejuar.

Sipas Tavos në ato pamje shfaqet Mirela Kumbaro e cila shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor në Bashkinë e Dropullit duke bërë politikë në institucione publike.

“Ora 21:06, teksa opozitën dhe banorët e thjeshtë i mbyllin në shtëpi në orën 20:00 Rilindja vazhdon fushatën edhe pas orës së lejuar. Pasi shkeli ligjin dhe Kodin Zgjedhor në Libohovë, Mirela Kumbaro shkel sërish ligjin dhe Kodin Zgjedhor në Bashkinë e Dropullit duke bërë politikë në institucione publike. Të tmerruar nga humbja e sigurtë, rilindasit po enden natën si bufë, e duke hartuar plane errësire. Por më 25 prill çdo gjë do dalë në dritë. Vangjel Tavo,”– shkruan Tavo.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mirela kumbaro vangjrl tavo mirela kumbaro vangjrl tavo

Sondazh

Poll