Politike

Vaksinimi në Shqipëri, Rama: Do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi dozat dhe pa u ndalur, do çlirojmë popullin nga ankthi

13 Mars 2021, 19:06 Nga DOSJA
Vaksinimi në Shqipëri, Rama: Do të vazhdojmë t’i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar edhe njëherë tjetër çlirimin e Shqipërisë nga pandemia e Covid-19.

Në një status në Facebokk, teksa ka publikuar fotot nga procesi i vaksinimit, Rama shkruan se njësoj siç ka shëruar plagët e tërmetit, do të vazhdojë të shtojë në sasi vaksinat dhe pa u ndalur dhe do ta çlirojë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte.

Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa humbur kohë e pa mbetur mbrapa të tjerëve,”– shkruan Rama. 

 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll