Aktualitet

‘Në fundjavë duhet të ketë një ndalim’/ Pipero: Duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane, mbipopullimi i lokaleve sj

9 Mars 2021, 07:46 Nga DOSJA
‘Në fundjavë duhet të ketë një ndalim’/

TIRANË– Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘abcnews’ foli për rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19. Pipero tha se është me rëndësi që të kufizohen lëvizjet në fundjavë, duke shtuar se nuk është për mbyllje, por për masa të reja.

Sipas mjekut, janë lokalet ato që po bëjnë transmetimin e Covid nga një person në tjetrin, ndaj është e këshillueshme që të bëhet mbyllja e tyre.

Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit. Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital.Numri i atyre që shtrohen në spital është real, i rasteve të rënda, i atyre që humbasin jetën këto janë indikatorë që mua si mjek më shqetësojnë”, sqaroi ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll