Aktualitet

“Ky shtet po na rrënon”, gra, e burra të moshuar marshojnë në Durrës për 8 Mars: Ka shumë arsye…

8 Mars 2021, 19:57 Nga DOSJA
“Ky shtet po na rrënon”, gra, e burra të moshuar

DURRËS- Dhjetëra gra në Durrës ditën e sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kanë marshuar në shesh, ku mbanin pankarta në duar. Ky marshim i organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas synonte ngritjen e zërit kundrejt pakënaqësive, që kanë këto të fundit. 

Ndërkohë, në një video të siguruar nga Faxweb shihet se krahas, grave  të reja në moshë, ishin dhe ato të moshës së tretë, por ajo që bie në sy është se pranë tyre kishte dhe burra. 

Me pankarta me shkrime në duar, gratë ecën nga sheshi “Liria” drejt Torrës dhe synonin zgjimin e zërit të ndërgjegjjes së të gjitha grave.

“Arsye ka shumë, por duam t’i hapim sytë grave të, nga ky shtet që po na rrënon.”- ka thënë njëra prej tyre.

Një tjetër grua u shpreh se arsyeja se pse ata ishin mbledhur ishte madhore për vetë simbolikën që kjo ditë mbart.

“Arsyeja është madhore. Sot nuk është dita e nënës, sot është dita edhe e bebes, edhe e vajzës.”- tha ajo. 

Por në protestën  me temë qëndrore dhe të vetme gruan, duket se pakënaqësia shkonte përtej kësaj, pasi nuk munguan as thirrjet “Rama ik”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 8 mars 8 mars

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2021, 13:44

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, në studion e ABC foli për atentatin mafioz ndaj Behar Sofisë. Sipas kjo është një nga ato çështjet që vështirë se i sh...