Ulet numri i infeksioneve/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 17 viktima dhe 683 raste të reja me Covid-19 në 24 or
8 Mars 2021, 17:44Nga DOSJA
TIRANË- 17 të vdekur dhe 683 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 17 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 1,956.
Gjatë 24 orëve të 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç, nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,275 vaksinime.
Ndërsa, nga 2708 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanërezultuar pozitivë 683 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër, 11 raste në Kurbin, Kamëz, 10 raste në Durrës, Fier, Peqin, 9 raste në Krujë, Kukës, 8 raste në Delvinë, 7 raste në Gramsh, Vorë, 5 raste në Korçë, Memaliaj, 4 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Maliq, 2 raste në Devoll, Has, Rrogozhinë, Përmet, Divjakë, Belsh, Bulqizë, Skrapar, Cërrik, Libohovë, Konispol, 1 rast në Mat, Selenicë, Dibër, Himarë, Poliçan.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar Në 24 orët e fundit janë shëruar 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,887 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (8 Mars 2021)
Raste të reja ditore 683 Të shëruar në 24 orë 697 Të shtruar në spitale 646 Humbje jete në 24 orë 17 Testime ditore 2708
Testime totale 491,844
Raste pozitive 113,580 Raste të shëruara 75,887 Raste Aktive 35,737 Humbje jete 1,956
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
KAPSHTICË- Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 22 mars 2021, për shkak të kufizimit të masave që janë vendosur për pandeminë ...
TIRANË– Pak ditë më parë policia publikoi një raport ku theksonte se nga vëzhgimet e kryera në terren nuk kishte arritur që të kapte asnjë parcelë të...
TIRANË– Dita Ndërkombëtare e Grave e gjen të miturën 12 vjeçare O.L në pritje të drejtësisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastrës, ndërkohë që...
DIVJAKË– Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, në vendin e njohur si ura e Gradishtës. Drejtuesi i makinës tip “Benz”, 51...
35 femrave iu është hequr patenta, por shumica e tyre kanë përfunduar në pranga pasi prej muajit nëntor janë konstatuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehu...
KAPSHTICË-Autoritetet e policisë greke, kanë marrë vendim për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë. Sipas burimeve jozyrtar...
Aktualitet 8 Mars 2021, 13:44
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, në studion e ABC foli për atentatin mafioz ndaj Behar Sofisë. Sipas kjo është një nga ato çështjet që vështirë se i sh...
KUKËS- Qyteti i Kukësit është cilësuar si një nga qytetet më të varfër në Evropë sipas Eurostat. Edhe pse Kukësi në vend është një nga qytetet më të bukura...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj. Ai akuzohet për vrasjen e Griselda Gjikolajt tre vite më parë.Mat...