Aktualitet

Makina përplas motorin në Divjakë, 2 persona humbin jetën. Arrestohet shoferi (EMRI)

8 Mars 2021, 15:04 Nga DOSJA
Makina përplas motorin në Divjakë, 2 persona humbin jetën.

DIVJAKË– Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, në vendin e njohur si ura e Gradishtës. Drejtuesi i makinës tip “Benz”, 51-vjeçari Arsen Sina, është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë  drejtuesi dhe pasagjeri i motorit, ndërsa Sina ëhstë prangosur nga Policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gradishtës’, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ është përplasur me motomjetin tip ‘Lifan’.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në divjakë arsen sina aksident në divjakë arsen sina

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2021, 13:44

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, në studion e ABC foli për atentatin mafioz ndaj Behar Sofisë. Sipas kjo është një nga ato çështjet që vështirë se i sh...