Aktualitet

Vrau Griselda Gjikolajn tre vite më parë, Gjykata e Tiranës jep masën për autorin, e dënon përjetë në burg

8 Mars 2021, 12:47 Nga DOSJA
Vrau Griselda Gjikolajn tre vite më parë, Gjykata e Tiranës jep

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj. Ai akuzohet për vrasjen e Griselda Gjikolajt tre vite më parë.

Maturantja Griselda Gjikolaj jetonte në një shtëpi me qera me vëllain në Tiranë dhe prindërit i kishte të ndarë. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. 17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm, pavarësisht se ishin ende të mitur. Kjo është historia e trishtë e Griselda Gjikolaj e cila u vra gabimisht në zonën e Laprakës.

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një shuplakë mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares. Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me shuplakë.

Perpepaj kishte ndërtuar planin për tu hakmarrë. Gjikolaj, viktima e ngjarjes, kishte dalë atë ditë, bashkë me shokun e saj, Erjon Bengën dhe një tjetër shoqe. Në përfundim të kafes dy vajzat janë ulur pas në automjetin e drejtuar nga Benga. Sapo makinau nis, dy persona u afruan duke thyer xhamat e mjetit. Pas shoferit ka dalë Perperaj i cili me një armë ka qëlluar në drejtin të Gjikolajt.

Roli i Robert Muzhaqit të prangosur si përkrahës i autorit të krimit Robert ka qenë ajo e goditjes së mjetit ku ndodheshin katër të rinjtë me një levë hekuri të cilin e ka kryer nga ana ku ndodhej i fejuari i Griseldës. Të katër të rinjtë teksa mjeti drejtohej nga Erjon Benga kanë mbërritur me shpejtësi në spitalin e traumës por 17-vjeçarja ka humbur jetën duke mbërritur aty e vdekur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet griselda gjikolaj robert përperaj vrasja e griselda gjikolaj griselda gjikolaj robert përperaj vrasja e griselda gjikolaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2021, 11:55

FIER– Mësuesi, Indrit Alushaj, i cili dogji DAR në Fier ka dalë ditën e djeshme para gjykatës. Ai ka thënë gjithashtu se është penduar për këtë veprim, po...