Aktualitet

Zjarri në Berat, gjendet pas disa orësh kërkim trupi i shkrumbuar i Mateo Vangjelit, dyshohet për një tjetër viktimë

8 Mars 2021, 12:20 Nga DOSJA
Zjarri në Berat, gjendet pas disa orësh kërkim trupi i shkrumbuar

BERAT– Pas disa orësh kërkim, zjarrfikësit kanë gjetur trupin e shkrumbuar të 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në shtëpinë e djegur në lagjn “Muzakaj” të Beratit.

Dyshohet se në brendësi të banesës  është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos.

Pak orë më parë u konfirmua viktima Jovan Vangjeli, 61 vjeç, babai i Mateos.

Jovan dhe Mato Vangjeli kanë qënë në gjumë në momentin e rënies së zjarrit. Për pasojë janë djegur katër banesa në zone.

Zjarri nisi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jovan Vangjelit, e për pasojë është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të personave me inicialet, R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e M.H.
Sipas banorëve, në familjen Vangjeli, babai i cili është invalid,  të dy ushtronin profesionin e faturinos. Dosja.al mëson se banesa ka qenë në kushtet të vështira, pasi është si tip bodrumi, dhe në momentin që është përfshirë nga flakët dyshohet se ka rënë tavani.

Grupi hetimor është në vendgjarje, në lagjen Muzakaj, ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Mars 2021, 11:55

FIER– Mësuesi, Indrit Alushaj, i cili dogji DAR në Fier ka dalë ditën e djeshme para gjykatës. Ai ka thënë gjithashtu se është penduar për këtë veprim, po...