Aktualitet

Sherr masiv në Rrogozhinë! Tre të plagosur, dy me armë zjarri. Policia rrethon zonën, bllokohet makina e autorit (EMRAT)

8 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
Sherr masiv në Rrogozhinë! Tre të plagosur, dy me armë

RROGOZHINË– Tre të rinj të plagosur në Rrogozhinë. Sherri mes të disa të rinjve, i nisur në kompleksin ‘Ergen’ në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, ka përfunduar me dy të rinj të plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur me sende të forta.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i plagosur në këmbë me armë zjarri ka mbetur 22-vjeçari Klajdi Lluca, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu i plagosur me armë zjarri është edhe 28-vjeçari Ervin Juba, ndërsa i vëllai Jurgeni, 24 vjeç është lënduar me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që mbetet e paqartë sesi ka nisur sherri mes të rinjve, pasi ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen nga ana e Policisë së Shtetit. Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes. 

Gjithë çfarë dihet deri më tani, është se efektivët e Policisë së Shtetit kanë bllokuar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e këtij të fundit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin juba jurgen juba klajdi lluca plagoset klajdi lluca plagosje ne rrogozhine ervin juba jurgen juba klajdi lluca plagoset klajdi lluca plagosje ne rrogozhine

Sondazh

Poll