Përplasi makinën ku vdiqën 3 persona, gjykata lë në burg 20-vjeçarin Zija Murati
8 Mars 2021, 09:51Nga DOSJA
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë msën “Arrest në burg” për shoferin 20-vjeçar Zija Murati, i cili ishte në drejtimin e makinës së aksidentuar në Kodër Kashar.
Shoferi i automjetit, Zija Stefanescu (Murati) 20 vjeç është i vetmi që shpëtoi aksidentit.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se ai është i martuar me një vajzë rumune dhe është baba i një djali. Ai kishte ardhur në Shqipëri që të takonte të ëmën dhe pritej të shkonte sërish në Rumani, ku do të merrte shtetësinë dhe do të jetonte atje me gruan dhe djalin.
Aksidenti tragjik ndodhi më 4 mars në Kodër-Kashar, ku humbën jetën 3 persona, dy vëllezërit Ismail dhe Belul Sulaj, 66 dhe 63 vjeç dhe kushëriri i tyre, Dashamir Dema, 50 vjeç. Pas aksidentit të rëndë mbetën të vdekur 3 persona, të cilët ishin të afërm me njëri-tjetrin.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësisa dhe parakalimi i gabuar, ndërsa prokuroria është duke pritur edhe akt-ekspertimin për të parë nëse i riu ka qenë në efektin e alkoolit.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Shtetit vijon me gjobat anti-COVID. Me anë të një njoftimi zyrtar është bërë me dije se janë ndëshkuar me gjobë 2511 persona që nuk...
TIRANË- Floresha Rasha, fëmijët e saj dhe i mituri Endri Dumani kanë përfunduar periudhën e rehabilitimit pasi u shpëtuan nga kampi i Al Holit në Siri. Mës...
BERAT– Janë publikuar pamjet nga zjarri tragjik në qytetin e Beratit që i mori jetën dy personave, babë e bir. Në videon e publikuar nga syri.net, shihet moment...
TIRANË– Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.Policia bën me dije se është arrestuar një 34-vje&cce...
TIRANË-Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin e identifikuar si Ardit Pengu, i cili shpërndante drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit.I ...
DURRËS: Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.Sipas policisë 25-vjeçari R.V dhe 18-vje&cc...
BERAT– Babë e bir kanë humbur jetën ditën e sotme nga zjarri që ra në disa banesa në Berat. Jovan Vangjeli, 61 vjeç, djali i tij Xhovani si dhe një i tre...