Aktualitet

U riatdhesuan nga kampi Al-Hol në Siri! Floresha Rasha me fëmijët përfundojnë rehabilitimin, shteti u siguron shtëpi, Endr

8 Mars 2021, 11:02 Nga DOSJA
U riatdhesuan nga kampi Al-Hol në Siri! Floresha Rasha me fëmijët

TIRANË- Floresha Rasha, fëmijët e saj dhe i mituri Endri Dumani kanë përfunduar periudhën e rehabilitimit pasi u shpëtuan nga kampi i Al Holit në Siri.

Mësohet se pas largimit nga godina e kavaleshencës, Floresha bashkë me të fëmijët është vendosur për të jetuar në një banesë të siguruar nga shteti. Ndërsa Endri Dumani wshtw marrw dhe po jeton me nënën e tij.

Pas kthimit nga Siria më tetor të 2020, Floresha Rasha me fëmijët e saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha si dhe Endri Dumani ishin nën monitorim 24/7 në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Bashkë me ta, pranë të birit qëndronte edhe nëna e Endri Dumanit.

Në dispozicion të tyre, përveç psikologëve, ishin caktuar 3 efektivë të rendit dhe 3 ushtarake, të ndarë e kombinuar nga 3 persona për çdo turn. (Shiko këtu)

Psikologët që merreshin me terapinë e tyre deklaronin pak kohë më parë se ‘pacientët’ e kishin kaluar fazën e parë të trajtimit psikologjik, dhe mesa duket tani kanë vlerësuar se janë gati për t’u riintegruar në shoqëri.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endri dumani floresha rasha endri dumani floresha rasha

Sondazh

Poll