Aktualitet

Apeli i GJKKO-së dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari i revoltuar: Më kan bërë puç, unë kam 100 vota në Kuvend, do

8 Mars 2021, 10:09 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO-së dënon me 6 muaj burg Luan Dacin, gjyqtari i

TIRANË-  Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dhënë dënimin përfundimtar për gjyqtarin Luan Daci, duke caktuar ndaj tij 6 muaj burg. Dënim i është konvertuar në 1 vit (12 muaj) shërbim prove, pavarësisht pretendimeve të Dacit se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.

Por togat e zeza duket se nuk kanë qenë të të njëjtit mendim duke e shpallur fajtor për “falsifikim të dokumenteve”, megjithatë vendimi i Apelit nuk është pranuar nga magjistrati Daci, i cili ka deklaruar se nuk do të largohet nga drejtësia.


“Me urgjencë do të bëj rekurs. Vendim haptaz është i kundraligjshëm. Nuk ndodh në asnjë vend që të dënohesh pa vepër penale. Nuk largohem nga KPA. Kam 100 vota nga parlamenti. Do qëndroj në KPA, sot urgjent do të bëj rekurs. Vendimi që i zgjidh të gjitha është ai i Gjykatës së Lartë. Ky është një puç i mirëorganizuar por do të dështojë. Nuk ka asnjë Gjykatë që të dënon pa fakt penal. Në mënyrë absolutë, të dy vendimet janë të manipuluara. Thikë pas shpinë pas reformës në drejtësi ka deklaruara ambadadorja amerikane. Doni më shumë se kaq,-është shprehur Daci pas seancës në GJKKO. 

Pak muaj më parë, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare.

Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi ndaj luan dacit luan daci gjyqi ndaj luan dacit luan daci

Sondazh

Poll