Aktualitet

Ekzekutoi dy kushërinjtë në Laç, i riu rrezikon burg përjetë! Pendesa nuk e ‘shpëton’, Prokuroria gati pretencën

8 Mars 2021, 09:59 Nga DOSJA
Ekzekutoi dy kushërinjtë në Laç, i riu rrezikon burg

LAÇ- Prokuroria e Kurbinit ka dhënë pretencën për Markel Bushi, i cili akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri në qytetin e Laçit dy kushërinjtë, Erion dhe Klevin Jushi, përkatësisht 36 dhe 30 vjeç. Mësohet se organi i akuzës i ka kërkuar Gjykatës së Kurbinit që 27-vjeçari Bushi të gjykohet për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. 

Bushi e ka pranuar krimin, megjithatë ka shfaqur pendesë për krimin duke shtuar se ishte detyruar që të qëllonte mbi kushërinjtë Jushi. Megjithatë rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në Maj të vitit 2019 në Laç. Dy kushërinjtë, Erion dhe Kelvin Jushi, u ekzekutuan me breshëri plumbash, pasi vëllai i Markelit, Manueli ishte konfliktuar me dy kushërinjtë Jushi në një lokal.

Konflikti ka agravuar dhe të rinjtë kanë nxjerrë armët, duke ekzektuar dy të afërmit. Dy bashkëpunëtorët e Markelit, Manuel Bushi dhe Vinçesk Bushi, janë hetuar dhe gjykuar veçmas, duke u dënuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet markel bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac markel bushi vrasja e dy kusherinjve ne lac

Sondazh

Poll