Aktualitet

U merrte nga 100 euro për person, 18-vjeçari nga Korça kapet duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm

8 Mars 2021, 08:47 Nga DOSJA
U merrte nga 100 euro për person, 18-vjeçari nga Korça kapet

KORÇË– Një 18-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia pasi është kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se 18-vjeçari A.B. është kapur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasin: A. B., 18 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi.  Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt“.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 18 vjecari ne korce emigrante te paligjshem arrestohet 18 vjecari ne korce emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll