Aktualitet

Digjen katër banesa në Berat, fqinjët japin detaje: Dyshohet se kanë vdekur 3 persona, ka rënë dyshemeja, ishte me dërras

8 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA
Digjen katër banesa në Berat, fqinjët japin detaje: Dyshohet se

BERAT– Qytetarët që banojnë në shtëpitë pranë atyre që janë djegur në Berat kanë treguar momentet e tmerrit. Për ‘faxnews’ ata kanë treguar se janë zgjuar nga gjumi si pasojë e asfiksisë, dhe kanë thënë se në banesën që ka pësuar dëmet më të mëdha jetonin bab e bir Jovan dhe Mateo Vangjeli, dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe një shok i të riut.

Ata dëshmojnë se babai ka qenë i paralizuar, dhe kjo mund të ketë vështirësuar daljen e tij nga banesa, ndërkohë që Policia e Beratit tregohet tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve.

Nga ora 12 e dëgjuam ne, unë po mbytesha se kam alergji, më vjen djali mua dhe më thotë ”mami ça ke”, kur dalim ne në tarracë shohim zjarrin. Tek ajo shtëpia që u dogj jeton babai bashkë me të birin, thonë që ka qenë dhe shoku i djalit. Ata kishin bodrum dhe dyshohet se ka rënë dyshemeja, se ka qenë me dërrasa”, shprehen fqinjët.

I ati është i paralizuar, kurse i biri pinte çik alkool, thonë se është edhe shoku i djalit, po se është se jo ne nuk e dimë’, dëshmon një tjetër fqinje.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen shtepite ne berat digjen shtepite ne berat

Sondazh

Poll