Aktualitet

HARTA LIVE/ Mot i kthjellët dhe reshje të pakta shiu, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

8 Mars 2021, 06:58 Nga DOSJA
HARTA LIVE/ Mot i kthjellët dhe reshje të pakta shiu, si do të

TIRANË– Temperatura të ulëta dhe mot i kthjellët do mbizotërojë përgjatë gjithë ditës së sotme në territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb masat ajrore nga verilindja e kontinentit do të kushtëzojnë në vendin tonë mot kryesisht të kthjellët, por më të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare shtresore të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit 8 mars 2021 parashikimi i motit 8 mars 2021

Sondazh

Poll