Aktualitet

TRAGJEDI në Berat! Shkrumbohen nga flakët katër banesa, babë e bir humbin jetën, dyshohet për një tjetër viktimë, nxirr

8 Mars 2021, 06:26 Nga DOSJA
TRAGJEDI në Berat! Shkrumbohen nga flakët katër banesa, babë

BERAT–Babë e bir kanë humbur jetën ditën e sotme në Berat si pasojë e një zjarri që ka rënë rreth orës 00:50 të mëngjesit në lagjen Muzakaj. Jovan dhe Mato Vangjeli, 61 dhe 36 vjeç kanë qenë në gjumë në momentin e rënies së zjarrit dhe nuk kanë mundur dot të shpëtojnë. Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit është nga një ngrohëse që ka bërë masë, pasi viktimat e kishin harruar ndezur.

Viktima e parë e konfirmuar ishte 61-vjeçari Jovan Vangjeli, ndërsa pas disa orësh kërkim u bë e mundur edhe gjetja dhe nxjerrja e trupit të djalit të tij, Mateo Vangjeli, 36 vjeç. Zjarrfikësit janë në kërkim të trupit të shokut të Mateos, i cili dyshohet të ketë qenë me ta në banesë.

Zjarri nisi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jovan Vangjelit, e për pasojë është përhapur dhe në tre banesa të tjera ngjitur, të personave me inicialet, R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e M.H. ‘JOQ’ ka siguruar videon nga zjarri që nisi në minutat e para të mëngjesit.

Sipas rrëfimit të të afërmve të viktimave, Jovan Vangjeli ishte invalid ndërsa të dy, babë e bir ushtronin profesionin e faturinos. Dosja.al mëson se banesa ka qenë në kushtet të vështira, në formën e një bodrumi, dhe në momentin që është përfshirë nga flakët dyshohet se ka rënë tavani, duke bërë të pamundur daljen e personave jashtë banesës.

Vëllai i Jovanit ka rrëfyer për gazetarët se kur morën vesh për zjarrin e rëndë, ishte e pamundur ndërhyrja për shkak të përparimit të flakëve me shpejtësi. Ai ka rrëfyer se bashkë me ta ka qenë edhe shoku i Mateos, i cili ende nuk është gjetur. Grupi hetimor është në vendgjarje, ku po bëhet kqyrja e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit që ka shkaktuar një tragjedi.

(a.b;kle.mu)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjen shtepite ne berat jovan vangjeli mateo vangjeli digjen shtepite ne berat jovan vangjeli mateo vangjeli

Sondazh

Poll