Aktualitet

2 mln euro kanabis në magazinë! Si e ndiqte këmba-këmbës Policia italiane çiftin shqiptar, detaji me çelësat që ‘trad

7 Mars 2021, 18:21 Nga DOSJA
2 mln euro kanabis në magazinë! Si e ndiqte

ITALI– Detaje të reja janë bërë me dije nga prangosja e çiftit shqiptar në zonën e Noicattaros në Itali, të cilëve Policia iu gjeti mbi 400 kg marijuanë, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Në pranga ra Flamur Gjini, 40 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij Teuta Gjini, 30 vjeç është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Sipas mediave italiane, Policia e zbuloi  çiftin pasi prej disa javësh i kishte vendosur nën monitorim. 

Gjatë kontrollit të banesës së shqiptarëve, policia vuri re një veprim të çuditshëm të gruas, e cila tentoi të fshihte çelësat e magazinës në të brendshmet e saj. Çelësat që çifti tentuan t’i fshihnin, të lidhnin me një garazh nëntokësor, jo shumë larg shtëpisë.

Sapo hynë në dhomë, agjentët gjetën mbi tridhjetë kuti, që sipër shënonin markë qepësh dhe hudhre me origjinë spanjolle, brenda të cilave ishte fshehur lënda nakotike. Brenda arkave u gjetën 399 pakot me ‘mall’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 400 kg hashash ne itali flamur gjini teuta gjini 400 kg hashash ne itali flamur gjini teuta gjini

Sondazh

Poll