Aktualitet

E diela pushim! Bie fluksi i vaksinimit, për 24 orë vetëm 306 injektime, pse ra drastikisht numri? Nesër priten doza nga Pfi

7 Mars 2021, 16:50 Nga DOSJA
E diela pushim! Bie fluksi i vaksinimit, për 24 orë vetëm 306

TIRANË– E diela duket se është marrë pushim nga ekipet vaksinuese në vendin tonë! Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer vetëm 306 vaksinime anti-Covid, duke e çuar kështu totalin në 19,663 injektime. Megjithatë nuk është dhënë asnjë sqarim se përse ka rënë ritmi i të vaksinuarve për 24 orët e fundit, kur jo më larg se dje dhe pardje, shifrat e dozave të injektuara ka qënë mbi 1 mijë të tilla.

SHIFRAT E RAPORTUARA NGA VETË MINISTRIA E SHËNDETËSISË:

Dje (6 mars): Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiCovid

5 mars: Gjatë ditës së sotme janë kryer 1440 vaksinime antiCovid

Mesa duket procesi i vaksinimit ndaj COVID-19 po zhvillohet me ritme të ngadalta për shkak të mungesës së vaksinës, edhe pse nesër janë paralajmëruar që do të mbërrijnë në vend edhe 8 mijë doza të tjera nga kompania Pfizer.

Deri tani Shqipëria ka siguruar vetëm 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat kanë rezultuar të pamjaftueshme për të “imunizuar” të gjithë personelin mjekësor dhe të moshuarit +80 vjeç.

Që nga janari, Shqipëria ka arritur që të kryejë vetëm 19,663 injektime, ndërsa ende pret doza nga Pfizer dhe Astra Zeneca, kompani me të cilën kryeministri Edi Rama ka përmendur shpesh herë se janë në negociata të vazhdueshme dhe shumë pranë një marrëveshjeje, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal.

Ndërkohë situata e koronavirusit në vend nuk është në kontroll. Pavarësisht uljes së lehtë të rasteve ditore, sërish shifrat janë të larta tek humbjet e jetëve, ku nuk mungojnë as moshat e reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi vaksinimi anti-covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi vaksinimi anti-covid ne shqiperi

Sondazh

Poll