Aktualitet

“Po punoja në një lavazh makinash, kur…”/ 30-vjeçari shqiptar e pëson keq! Kujdesej për fermën e kanabisit në Brita

7 Mars 2021, 16:06 Nga DOSJA
“Po punoja në një lavazh makinash, kur…”/

BRITANI E MADHE- Një shqiptar i identifikuar si Edmond Gjata është dënuar me 16 muaj burg pasi u kap duke u fshehur në papafingon e një ferme kanabisi, vlera e të cilës shkonte deri në 150,000 £.

Gjata u prangos më 3 maj të vitit të kaluar, teksa ndodhej në një shtëpi në Bradfort, ku kishte fshehur rreth 18 kg drogë. Shqiptari i tha policisë se kishte punuar në një lavazh makinash, kur më pas kishte marrë propozimin për t’u kujdesur për bimët e kanabisit. 

Avokati i tij, Abdul Shakoor, tha se Gjata hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të gjetur një punë. Personat që e kishin marrë i kishin bërë presion që të kujdesej për fermën e kanabisit derisa t’u kthente paratë për “udhëtimin”. 

Edhe pse kishte shpresa se mund të qëndronte në vendin ishullor pas përfundimit të dënimit, Gjatës do t’i duhet të rikthehet në Shqipëri pasi Gjykata vendosi që pas lirimit, ai do të ndalohej si emigrant i paligjshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond gjata edmond gjata

Sondazh

Poll