Aktualitet

Theu rregullat e karantinës, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit në Divjakë

7 Mars 2021, 13:45 Nga DOSJA
Theu rregullat e karantinës, gjobitet me 1 mln lekë pronari i lokalit

DIVJAKË- Pronari i një lokali në Divjakë është gjobitur me 1 milionë lekë nga policia pasi kishte shkelur masat për parandalimin e përhapjes së COVID.

Policia njofton se në Divjakë kanë konstatuar një lokal që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

“Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin D. S. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, cilindo pronar lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari i nje lokali gjobitet pronari i nje lokali

Sondazh

Poll