Aktualitet

Qëlloi babain për vdekje me shkopin që ruante bagëtitë, Gjykata lë në burg 25-vjeçarin Erdis Rapi

7 Mars 2021, 10:10 Nga DOSJA
Qëlloi babain për vdekje me shkopin që ruante bagëtitë,

FIER- Erdis Rapi, 25-vjeçari që qëlloi për vdekje babain e tij Dhori Rapi, 52 vjeç me shkopin që ruante bagëtitë është lënë sot në burg nga Gjykata e Fierit. Gjykata e la në burg të riun i cili u paraqit në seancë me maskë ndërsa nuk ka pranuar të flasë për sherrin që i mori jetën të atit.

Krimi i rëndë u regjistrua më 5 mars. 25-vjeçari Erdis Rapi goditi për vdekje babain e tij, 52-vjeçarin Dhori Rapi. Për fat të keq, nga goditjet e shumta me shkop, Dhori Rapi ka ndërruar jetë në vend. 

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Shkaku i sherrit kanë qenë konfliktet e vazhdueshme verbale mes të dyve. 

(A.k;f.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhori rapi erdis rapi vrasje ne roskovec dhori rapi erdis rapi vrasje ne roskovec

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 22:13

Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri

SHQIPËRI– Procesi i vaksinimit po shtrihet në zona të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë në fillim moshat e treta. Specialistët e Shëndetit Publik t...