Aktualitet

Aksidenti tragjik në Kodër-Kashar/ Shoferi 20-vjeçar, i martuar me një rumune, erdhi në Shqipëri të takonte nënën, prit

7 Mars 2021, 09:39 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Kodër-Kashar/ Shoferi 20-vjeçar, i martuar

TIRANE- Detaje të reja janë zbuluar pas aksidentit tragjik të 4-marsit ku në Kodër-Kashar humbën jetën 3 persona, dy vëllezërit Ismail dhe Belul Sulaj, 66 dhe 63 vjeç dhe kushëriri i tyre, Dashamir Dema, 50 vjeç.

Shoferi i automjetit, Zija Stefanescu (Murati) 20 vjeç është i vetmi që shpëtoi dhe tashmë ndodhet i plagosur rëndë në spital.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se ai është i martuar me një vajzë rumune dhe është baba i një djali. Ai kishte ardhur në Shqipëri që të takonte të ëmën dhe pritej të shkonte sërish në Rumani, ku do të merrte shtetësinë dhe do të jetonte atje me gruan dhe djalin.

Një thirrje në telefon nga kushërinjtë e tij që i kërkuan të dilte dhe ti merrte me makinë ishte shkaku që e nxorri nga banesa. Ai mori makinën e vjehrrit që gjithashtu është shtetas rumun dhe u nis ti merrte. U ul për disa minuta në lokal me kushërinjtë dhe më pas u kthye ku dhe ndodhi aksidenti fatal. Makina Opel ku ai po udhëtonte bashkë me viktimat doli nga rruga dhe u përplas me murin e një shtëpie. Goditja ishte aq e fortë sa u dëgjua nga të gjithë banorët e zonës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me tre viktima ne kashar aksidenti ne koder kashar belul sulaj dashamir dema ismail sulaj zija stefanescu aksident me tre viktima ne kashar aksidenti ne koder kashar belul sulaj dashamir dema ismail sulaj zija stefanescu

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 22:13

Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri

SHQIPËRI– Procesi i vaksinimit po shtrihet në zona të ndryshme në Shqipëri duke përfshirë në fillim moshat e treta. Specialistët e Shëndetit Publik t...